75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ani pse sonte nata e Vitit të Ri, disa fshatra të Drenasit nuk kanë energji elektrike!

Përkundër që sonte është festa e Vitit të Ri, ka vende në Kosovë që nuk kanë rrymë.

Në disa fshatra të Drenasit, si Shtrubullov banorët po përballen me terrin. 

Fshatarët që i kanë telefonuar KEDS-it, për Indeksonline kanë treguar se përgjigja që kanë marrë ka qenë se ndalja e rrymës erdhi si shkak i mbingarkesës dhe se së shpejti do të rregullohet.

Pak më momente më herët u lajmëruar se një shtëpi në Drenas është djegur për shkak të  energjisë elektrike dhe kjo ka mundur të shkaktojë probleme përreth. /Indeksonline/