75 Mall Live Search
22:58 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Buffon: Është skandal që Neymar s’e ka fituar ”Topin e Artë”

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon beson se është ”skandal” që Neymar nuk e ka fituar ende ”Topin e Artë”, teksa beson se bashkëlojtari tjetër i tij, Kylian Mbappe mund ta dominojë futbollin në dekadën e ardhshme.

Buffon ka pasur mundësinë ta shoh dyshen e talentuar duke luajtur nga afër pasi kaloi në kryeqytetin francez nga Juventusi në verë.

Duke u larguar nga Torino, 40-vjeçari humbi mundësinë të luajë përkrah Cristiano Ronaldos, pas kalimit të tij 100 milionësh nga Real Madridi, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, ish-reprezentuesi italian insiston se ai nuk është penduar dhe se ka shtuar se dyshja, Mbappe dhe Neymar janë në nivel të portugezit.

Gianluigi Buffon PSG

”Kam luajtur me kampionë të shumtë dhe doja ta bëja këtë, madje edhe me Ronaldon”, tha Buffon për CdS.

”Por, në Paris nuk është që nuk ka kampionë. Këtu është Mbappe dhe Neymar, që janë në këtë nivel”.

”I kam treguar Neymarit se është skandal që s’e ka fituar ende ‘Topin e Artë” dhe se ai është i frustruar”.

”Ai dhe Mbappe kanë talent të jashtëzakonshëm dhe se mund ta dominojnë futbollin për dhjetë vite”./IndeksOnline/