75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, luftëtarit Avni Hyseni

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është njoftuar për vdekjen e ish- ushtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.

Haradinaj ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e mikut dhe luftëtarit të lirisë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

RH