Aksidenti në Veterrnik, dy këmbësorë të goditur nga vetura
(I plotësuar) Nga aksidenti i ndodhur në lagjen Veterrnik kanë mbetur të lënduar dy këmbësorë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka shtuar se të njëjtit kanë pësuar edhe lëndime dhe aktualisht janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 17:00 policia ka marre informatën për një aksident te ndodhur ne lagjen Veterniku.Një veture ka goditur dy këmbësorë.Te njëjtat kane pësuar lëndime dhe janë dërguar ne QKUK ku aktualisht po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai ./Indeksonline/
…………………………………………………………………………
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak castesh në Prishtinë, afër Grand Store.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje duke thënë se një veturë ka goditur një këmbësorë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe ambulanca, por ende nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e të lënduarit./Indeksonline/


