Rekordet që Messi mund t’i thyej këtë vit
Lionel Messi nga shumë njerëz cilësohet si futbollisti më i mirë në histori. Golat, magjia dhe rekordet e shumta ka bërë që ai të marrë këtë epitet nga shumë njerëz në botë.
Messi edhe këtë vit ka mundësi të shkruaj ende histori në futboll, transmeton Indeksonline.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka bërë një përmbledhje të rekordeve që Messi mund t’i thyej këtë vit.
Nëse Barcelona arrin të fitojë tripleten këtë sezon, atëherë Messi do të kishte 36 tituj me klubin, gjë që do e bëntë futbollistin më të dekoruar me një klub, duke thyer kështu rekordin e Ryan Giggs.
Argjentinasi mund të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës. Iniesta e mban pozitën e dytë me më së shumti paraqitje për ‘Blaugranët’. Messit i duhen vetëm edhe 18 paraqitje që ta kaloj spanjollin.
Lionel Messi është afër të thyej rekordin e ish portierit të Real Madrid, Iker Casillas, i cili është lojtari me më së shumti fitore në La Liga. Sulmuesi i Barcelonës është vetëm 11 fitore larg këtij rekordi. Spanjolli Casillas sa ishte pjesë e Real Madrid kishte arritur të fitonte 334 ndeshje në La Liga.
Sulmuesi argjentinas është rrugës për të fituar për të gjashtën herë çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligas. Nëse arrin ta bëjë këtë, atëher do të ishte i pari në histori që arrin këtë. /Indeksonline/