75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Bayern Munchen rrit ofertën për yllin e Chelseas

Ditë më parë u bë e ditur se Chelsea ka siguruar shërbimet e futbollistit të Borusia Dortmund, Pulisic.

Por skuadra angleze mund të humb njërin nga talentët më premtues, shkruan Ideksonline.

Bayern Munchen e ka rritur ofertën për Callum Hudson-Odoi.

Bavarezët kanë dërguar në zyrat e skuadrës londineze një ofertë prej rreth 35 milionë euro.

Chelsea kishte ofruar Hudson-Odoi një marrëveshje pesëvjeçare në fillim të sezonit, por ai ishte i kujdesshëm në lidhje me nënshkrimin e tij derisa pa se sa kohë mund të merrte nën drejtimin e Maurizio Sarri. /IndeksOnline/