75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Napolit ndodhet në Prishtinë

Futbollisti i famshëm shqiptar, Elseid Hysaj ndodhet në Prishtinë. Mbrojtësi i skuadrës së madhe italiane, Napoli, ka publikuar një fotografi me të dashurën nga kryeqyteti i Kosovës.

Hysaj ka zgjedhur Prishtinën si destinacion për të kaluar pak ditë pushimi që i ka dhënë skuadra e Ancelottit.

Ndryshe, janari pritet të jetë muaj vendimtar për Hysajn pasi që flitet se është në bisedime me Chelsean për tu transferuar në Premierligën Angleze./Indeksonline/