75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia arreston hajnin që tentoi plaçkitjen në Prishtinë, ja çfarë iu konfiskua

Tre persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur menjëherë Policia e Kosovës, dhe jo shumë larg vendit të ngjarjes ka arritur të arrestojë njërin nga kryesit e veprës, kjo pas mobilizimit të tyre.

Indeksonline po përcjellë nga afër rastin në fjalë.

Personit të arrestuar i është gjetur një pistoletë, maskë, qanta e krahut, arka dhe vegla të tjera për grabitje.

Kujtojmë faktin se ditëve të fundit dukshëm është shtuar numri i plaçkitjeve në vende të ndryshme. /Indeksonline/