75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë, vdes një këmbësor

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Për pasojë një këmbësor ka vdekur, transmeton Indeksonline.

I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilat nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 2 janar, ndërsa dje ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/

Foto ilustruese