E mposhtën Liverpoolin, pas ndeshjës lojtarët e Cityt të gëzuar shikojnë reprizat
Heroi i Manchester City, John Stones, nuk humbi kohë për t’u rrëfyer se si ia doli që ta shpëtojë skuadrën e tij mbrëmë në garë për titullin e Premierligës.
Pasi Sadio Mane e qëlloi shtyllën në pjesën e parë, Sane ia doli ta hoqë topin nga rrjeta, i cili kishte vetëm 11 milimetra për të kaluar i plotë.

Intervenimi ishte krucial, teksa Man City e fitoi ndeshjen, 2-1 në ”Etihad Stadium”, për t’ju afruar Liverpoolit në renditje për vetëm katër pikë.
Pas ndeshjes, Stones i shikoi reprizat e këtij momenti heroik, teksa vazhdonte të festonte sikur një i ”çmendur”.

Falë kamerave në tunelin e ”Etihad Stadium”, tifozët kishin rastin t’i shihnin të dyja skuadrat nga afër para dhe pas ndeshjes.
Lojtarët e të dyja skuadrave ishin të emocionuar, e normalisht, më të lumtur ishin ”Qytetarët”, të cilën bën një kthesë senzacionale për titull.