75 Mall Live Search
22:18 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamjet që dëshmojnë kolonat e gjata që mërgimtarët po i përjetojnë në kufirin me Serbi

Me orë të tëra janë duke pritur mërgimtarët kosovarë në kufirin Kosovë-Serbi, respektivisht në pikën kufitare në Merdarë.

Ishin për festat e fund vitit, mirëpo ato po iu dalin ‘për hunde’.

Për më shumë se 8 orë janë torturat që ata po i përjetojnë në kolona.

Indeksonline ua sjellë disa pamje ku shihen kolona të gjata të veturave të bashkatdhetarëve.

Mirëpo, përveç në kufirin Kosovë-Serbi, me pritje qytetarët po përballen edhe ne kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.