Aksident në Prishtinë, vetura X6 godet semaforët
Momente më parë një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen ‘Bregu i Diellit’.
Një veturë e tipit X6 ka goditur semaforët. Sipas informacioneve të siguruara nga Indeksonline, vetura ka dal nga rruga dhe ka goditur semaforët.

Përveç semaforëve ka goditur edhe një veturë. Nuk raportohet për të lënduar.
Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes./Indeksonline/