Shfaqen pamjet e para të Huawei P30
Gjiganti kinez i prodhimit të telefonëve, Huawei ka kohë që kishte njoftuar prodhimin e një modeli të ri të quajtur Huawei P30.
Tani janë bërë publike pamjet e para të këtij modeli.
P30 me gjasë përdor një lexues të gjurmëve të gishtave në ekran, siç shihet në video. Poashtu, ky model ka hequr lexuesin e jashtëm të gjurmëve të gishtave.
P30 nuk do të ketë aparat fotografik me stil Face ID. Telefoni ka tre kamera në pjesën e pasme./Indeksonline/