75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Sanchez bëhet “trajner” për një çast, Solskjaer i tregon se ka ngatërruar vendin

Alexis Sanchez ka bërë një paraqitje të mirë me ekipin e Manchester United në ndeshjen e fituar kundër Reading në Fa Cup. Sulmuesi kilian arriti të dhuronte edhe një asist për Lukakun i cili më pas i çoi shifrat në 2 me 0.

Por në minutën e 64-të ai është zëvendësuar nga Rashford. Ai pësoi një tërheqje muskulore dhe u desh të linte fushën e lojës që të parandalonte po të njëjtin dëmtim që e kishte lënë jashtë fushave për 6 muaj.

Sanchez ka ngatërruar stolin, ku në vend të ulej te ajo e futbollistit, ka zënë vendin e Solskjaer. Ky i fundit e ka marrë me të qeshur edhe i ka kërkuar që të ulet te vendi ku i përket.