75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Naser Ramaj zbulon përforcimet e ardhshme të Feronikelit

Kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj, ka folur për afatin kalimtar të klubit të tij.

I pari i dy herë kampionëve të Kosovës ka deklaruar se në ditët në vijim do të bëjnë dy përforcime, derisa njëri tashmë dihet.

Është Muhamed Kone që rikthehet nga Zvicra tek Feronikeli.

“Pritet në ditët ne vazhdim edhe dy perforcime, njëri është Muhamed Kone, i cili ka qenë edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër me të cilin jemi në bisedime”, ka deklaruar Ramaj për GazetaOlle.

Sa i përket përforcimit të dytë, ai tha se është lojtar nga Kosova, por që luan jashtë vendit. Ramaj ishte shpallur punëtori i vitit sportiv për 2018 nga FFK-ja.

Feronikeli e mbylli vjeshtën në vendin e dytë, derisa krahas titullit është në garë edhe për Kupën e Kosovës.