Emery i pakënaqur me mbrojtjen, dëshiron këtë mbrojtës të Juventusit
Trajneri i Arsenal, Unai Emery është i pakënaqur me atë që po tregon mbrojtja. Duke parë që ekipi i tij po pëson shumë gola, ai dëshiron ta rregullojë këtë problem në këtë afat kalimtarë.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Emery ka kërkuar nga drejtuesit që të transferojnë mbrojtësin e Juventus, Medhi Benatia, transmeton Indeksonline.
Mbrojtësi 31 vjeçarë nuk është më as zgjedhja e katërt për trajnerin Allegri. Duke e parë konkurrencën dhe minutat e pakët, ai mund të largohet.
Për Benatian janë të interesuara edhe skuadra si Schalke dhe Milan. /Indeksonline/