75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Studentët në Shqipëri vazhdojnë edhe sot protestën

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë lajmëruar se sot do të vazhdojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga qeveria.

Nga ana e studentëve, është bërë thirrje ka disa ditë që në protestë të dalin jo vetëm të rinjtë, por mbarë qytetarët e Shqipërisë.

Dje studentët shpërndanë fletushka poshtë dyerve nëpër Tiranë, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së madhe, nesër në mëngjes më datë 7 janar.