Gjilani nuk ndalet, transferon edhe dy futbollist të ri
Ekipi i Super Ligës së Kosovës, S.C  Gjilani po tregohet shumë aktive në afatin kalimtarë dimëror. 
 Përmes faqës së tyre zyrtare në Facebook kanë zyrtarizuar transferimin e dy futbollistët e ri, shkruan Indeksonline. 
 Gjilani transferoi dy futbollistët nga Shqipëria. Bëhet fjalë për mbrojtësin Vilson Lila dhe mesfushorin Klejdi Koçiq.

  Lila është 29 vjeçar dhe klubi i fundit që ka luajtur ishte Kastrioti. Në të kaluarën ishte edhe pjesë e Kuksit. 
 Kurse Koçi është 19 vjeçar dhe vjen nga shkollat e futbollit të Tiranës. Në kategorinë e juniorëve ai ishte ndër më të spikaturit. 

Në fund të vitit të kaluar, ekipi gjilanas transferoi futbollistin Shpend Asani nga Tetova./Indeksonline/

