Donald Trump dhe Kim Jong takimin e radhës e zhvillojnë në Vietnam
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreanoverior Kim Jong Un, mund të takohen në kryeqytetin Hanoi të Vietnamit.
Këto informacione kanë qarkulluar sot në mediat amerikane që citojnë si burim të përditshmen koreanojugore “Munhwa Ilbo”.
Sipas të këtyre informacioneve, funksionarët amerikanë dhe koreanoveriorë janë takuar kohët e fundit në Hanoi për të punuar mbi përgatitjen e takimit të dytë mes dy liderëve.