75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Dështoj tek Barça dhe Argjentina, bëhet trajner i kombëtares së Meksikës

Kombëtarja e Meksikës në futboll ka zgjedhur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për argjentinasin Tata Martino.

Martino ka udhëhequr ekipe dhe kombëtare të mëdha në të kaluarën por pa suksese, transmeton Indeksonline.

Ai ishte trajner i Barcelonës por që vetëm pas një sezoni u largua. Pastaj mori kombëtaren e Argjentinës por as aty nuk i zgjati shumë.

Së fundmi udhëhoqi ekipin e ligës së Amerikës Atlanta United, me të cilën fitoi ‘MLS Cup’.

Kombëtaren meksikane nga viti 2015 deri në vitin e kaluar e udhëhoqi kolumbiani Juan Carlos Osorio.

Në ‘Kupën e Botës’ ai arriti ta mposht Gjermanin dhe të kaloj grupin./Indeksonline/