Dëshmi se kompania amerikane me emblemë të ngjashme të FSK-së është themeluar në 2017-n
Gjatë ditës së sotme është raportuar se stema e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dalë të jetë e njëjta me atë të një kompanie private të sigurimit e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘American Premier Security’
Madje ka pasur edhe shumë ‘akuza’ në drejtim të krijuesve të stemës së FSK-së, duke thënë se e kanë vjedhur.

Mirëpo, del se kjo kompani e sigurimeve të Amerikës, ka kopjuar logon e FSK-së.
Kjo pasi, kjo kompani figuron të jetë e regjistruar në vitin 2017, përderisa skema e FSK-së është krijuar në vitin 2009.

Antony Kavidel, i cili figuron të jetë pronari i kësaj kompanie thuhet se ka përvojë 15 vjeçare si sigurim, mirëpo vet kompania e tij është krijuar në vitin 2017. Çka i bie se logoja e kësaj kompanie nuk ka mundur të kopjohet nga FSK, shkruan Indeksonline.


https://americanpremiersecurityinc.com.cutestat.com/
Përderisa, po të shikoni profilin e Kavidel në Instagram, shihet se ai ka punuar si sigurim edhe më parë, por mban në trup uniforma me logo tjera, përderisa, me skemën e ngjajshme si të FSK-së, ai ka postuar fotografi vetëm nga viti 2017, gjë që përkon edhe me vitin kur është themeluar kompania që ai e zotëron.


Viti 2017, kur edhe është themeluar kompania ai ka postuar për herë të parë fotografi me uniformën që mban logon e ngjashme me atë të FSK-së
Madje në vet faqen zyrtare të kësaj kompanie, e cila është krijuar në vitin 2017 gjatë ditës e ka pasur edhe logon e ngjashme me atë të FSK-së brenda faqes, ndërsa po ta shikoni tani, kjo logo është larguar.
Vetëm në këtë ueb-faqe e cila është zyrtare e kompanisë, shkruan se përvoja e tyre është nga viti 2003, e që lidhet vetëm me përvojën personale të themeluesit dhe jo edhe të kompanisë.

Klikoni këtu për të hyrë në ueb-faqen e tyre


Për këtë ka reaguar edhe krijuesi i skemës së FSK-së, Albian Gagica, i cili ka thënë se këtu ka ndikuar ligji./Indeksonline/
