ZYRTARE: Bayern Munchen nënshkruan me superyllin francez
Bayern Munchen ka njoftuar marrëveshjen me yllin e përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard.
Mbrojtësi i krahut do të bashkohet në verë me gjigantin gjerman me një marrëveshje 5 vjeçare. Bayern do të paguaj klauzolën e lirimit të tij që është 35 milionë euro.
22 vjeçari luajti me Francën në Kupën e Botës ku ka treguar performanca mbresëlënëse. /Indeksonline/
