Yannick Carrasco i ofrohet Arsenalit
Yannick Carrasco
i është ofruar skuadrës londineze Arsenal, me belgun që është pajtuar të
përfundoj aventurën 1-vjeçare në Kinë.
Trajneri i Arsenalit Unai Emery ka hyrë në treg për ta përforcuar skuadrën e
tij në repartin e sulmit dhe është duke kërkuar një lojtar me tipare sulmuese si
Yannick Carrasco por i cili mund te luaj edhe në pjesë anësore të mesfushës,
shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit belg Kristof Terreur, Carrasco, i cili u transferua në
kampionatin kinez nga Atletico Madrid, është gati ta përfundoj aventurën e tij
ne Azi dhe të rikthehet në top nivele të futbollit Europian./IndeksOnline/