75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Toulouse sulmon Barçën: Ata janë arrogantë

Presidentit të Toulose, Olivier Sadran i ka “djegur” nënshkrimi i Barcelonës me talentin më të madh që kanë, Jaen Clair Todibo.

Sadran ka thënë se Barça nuk veproi mirë për këtë nënshkrim dhe se lojtari ka bërë zgjedhjen e gabuar.

“Lojtari ka qenë i këshilluar keq, dhe Barça i bëri presion. Ka qenë një transfer i gabuar për Todibo, në një klub të etnitetit të tillë. Veprimi i skuadrës spanjolle ishte arrogant, ani pse ligjërisht ata patën të drejt ta bëjnë këtë” ka thënë presidenti i Toulouse.

Sadran pranoi se Toulouse gjithashtu mund të propozonte një kontratë profesionale më parë, por ata nuk e bënin këtë sepse mendonin se lojtari kishte nevojë për më shumë përvojë/Indeksonline/