Milan dhe Lazio me një kombinim të komplikuar për Savic
Milani është duke kërkuar që nga vera mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Presidenti Lotito ka vendosur një çmim të lartë për serbin, shumë kjo që rosonerët nuk mund ta përballojnë për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA.
Por një marrëveshje e komplikuar mund të ndodh në ditët në vijim, shkruan Indeksonline.
Lazio dëshiron që të ndërtoj një stadium të ri dhe këtë do ta financoj fondi Eliot (kompania që ka në pronësi Milanin) me kusht që skuadra nga kryeqyteti ta shes Savicin me një çmim të lirë.
Kjo marrëveshje mund të ndodh pasi që fondi amerikan do t’i ndihmoj Lotitos në realizimin e projektit. /IndeksOnline/