75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

NETFLIX po i bën njerëzit t’i shkruajnë dikujt me të cilin s’flasin ndër vite!

Netflix është padyshim një prej përdorimeve më të mëdha së fundi. Por Netflix ka një llogari të caktuar që njeriu paguan për t’u futur në të dhe për të ndjekur filmat e fundit.

Por përpos kësaj është kodi i cili përdoret e të cilin ju mund ta ndani me familjarë apo miq, në mënyrë që jo të gjithë të paguajnë.

Por një person është inatosur së fundi pasi një ish-miku i tij me të cilin nuk kishte biseduar për dy vite e pyeti atë nëse ka paguar së fundi Netflix-in pasi nuk po arrinte të futej më, transmeton Indeksonline.

Pra ai kërkoi që të paguhej në mënyrë që të vazhdonte të shihte filma falas, falë mikut që kishte dikur.

Dyshja vazhduan bisedën duke komentuar për pagesën e Netflix, përderisa ai i kërkonte kodin i njëjti e pyeste se si s’po arrinte të paguante 10 euro për Netflix. Siç duket përdorimi i madh i tij ka bërë që njerëzit të shfrytëzojnë shpesh herë tjetrin në mënyrë që të kenë qasje./Indeksonline/