Moti i ftohtë, ofron ordinancën e tij për fëmijët pa strehë
Kosova është përfshirë nga moti i ftohtë. Bora dhe ngricat u kanë sjell telashe të ndryshme qytetarëve. E dikush ka menduar edhe për fëmijët që nuk kanë strehë e që i ekspozohen të ftohtit.
Blend Sahiti, një i ri nga Prishtina është i gatshëm ta lirojë ordinancën e tij në Prishtinë dhe Viti për strehimin e fëmijëve që nuk kanë strehë.

Ai thotë ka vendosur tu dal në ndihmë fëmijëve derisa të kaloi i ftohti që ka kapluar vendin.
Ai këtë njoftim e ka bërë në Facebook, ku pret që të lajmërohen njerëzit që njohin dikë që ka nevojë për strehim në mënyrë që të përdorin ordinancat në fjalë./Indeksonline/