Reshjet e borës, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
Reshjet e dendura të borës që po shoqërojnë vendin tonë tash e sa ditë, kanë shkaktuar shumë aksidente dhe tollovi në trafik.
Gjendje e rëndë paraqitet edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës, disa prej të cilave janë të kalueshme me vështirësi, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 08:05, rruga Fusha e Pajtimit-Glloboqicë dhe Gjakovë-Qafa e Prushit kanë qenë të kalueshme me vështirësi.
Kurse, rruga Pejë-Kullë, zona mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë e mbyllur për kamiona.
Më poshtë tabela me gjendjen e rrugëve. /Indeksonline/
