NBA: Lakers fitojnë pa James, humbje për San Antonio e Houston
Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Lakers, që mundën sot 113-100 Detroit, sfidë e komanduar nga ekipi kalifornian, që duket se ka lënë krizën e javës së kaluar.
Fiton edhe ekipi i Portland, që mundi 124-112 Chicago, sfidë ku vendasit u shkëputën gradualisht, me McCollum që realizoi 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Carter për Bulls.
New Orleans mundi 140-124 Cleveland, ndeshje e dominuar nga Pelicans, sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon në NBA.
Skuadra e Milwaukee mposhti 116-109 Houston, një ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse.
Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 135-108 Indiana, me Morris që realizoi 22 pikë e Tatum 20.
Zhgënjen skuadra e San Antonio, që u mund 96-86 nga Memphis, një rezultat disi surprizë, me Spurs që ndalen pas 5 fitoresh radhazi.
Në ndeshjet e tjera, Dallas mposhti 104-94 Phoenix (Doncic 30 pikë), ndërsa Utah Jazz triumfoi 106-93 ndaj Orlando (Mitchell 33 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Boston – Indiana, 135-108
Washington – Philadelphia, 123-106
Brooklyn – Atlanta, 116-100
Houston – Milwaukee, 109-116
Memphis – San Antonio, 96-86
New Orleans – Cleveland, 140-124
Dallas – Phoenix, 104-94
Utah Jazz – Orlando, 106-93
Portland – Chicago, 124-112
Lakers – Detroit, 113-100