75 Mall Live Search
12:32 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Mass: Keni punë akoma në luftën kundër korrupsionit, dialogu shënoi hapa prapa

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Mass ka thënë se Gjermania e ka mbështetur Kosovën që nga fillimi kur shpalli pavarësinë para 11 vitesh, raporton Indeksonline.

Sipas tij, Gjermania tani është partneri më i rëndësishëm në aspektin tregtar për Kosovën.

”Që nga 2008 ju kemi mbështetur për shumëçka, për ngritjen e shtetit demokratik dhe strukturave përkatëse, ne kemi marr në konsideratë edhe gjendjen prej të cilës filloi zhvillimi ekonomik. Mbetet shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit. Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Serbinë janë një pikë e rëndësishme e konsideratave tona, ka pasur disa hapa prapa në këtë drejtim kohët e fundit, nuk do të kishim dashur që Serbia të veproj kundër Kosovës në Interpol, ne sigurisht që kemi ofruar mbështetjen tonë për këtë, dhe nëse Kosova kandidon përsëri do të votojmë që ajo të arrij suksesshëm të anëtarësohet”, ka thënë Mass.

Ministri tutje ka theksuar se në gjermani ka disa rezerva sa i përket vendosjes së taksës mbi importet nga Serbia, duke shprehur besimin se disa përpjekje do të dërgojnë në rezultate pozitive.

“Besojmë edhe në dialog, e që do të jetë kushti kryesor për përafrimin e dy vendeve për anëtarësim në BE, të shkoj në drejtimin e duhur. Ne mbështesim perspektiven evropiane të Ballkanit pPrëndimor, kush i kthen shpinën këtyre endeve, i kthen shpinën Evropës. Po ashtu është bërë një hap i rëndësishëm me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së dhe ne do tiu mbështesim deri në fund”, ka përfunduar Mass. /Indeksonline/