75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Prizren, disa të lënduar

Para pak minutash është shënuar një aksident në magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në dalje të Suharekës.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident dhe për pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore, shkruan Indeksonline.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/