Partia ‘BESA’ i del në krah qeverisë, përkrah ndryshimet kushtetuese në Maqedoni
Zëdhënësi i partisë Unioni i Socialdemokratëve që është pjesë e qeverisë në Maqedoni, Kostadin Kostadinov në një konferencë për shtyp ka thënë se partia e tij ka arritur një marrëveshje me partinë opozitare ‘BESA’.
Kjo marrëveshje është arritur rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen sonte në Maqedoni, transmeton Indeksonline.
Këto ndryshime do të thoshte zbatim i marrëveshjes së Prespës me Greqinë që përfshin ndërrimin e emrit të Maqedonisë.
Dy qeveritë, ajo maqedonase dhe ajo e Greqisë po përpiqen të sigurojnë mbështetje për të ratifikuar marrëveshjen e arritur qershorin e kaluar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel së fundmi ishte në vizitë në Greqi, ku shprehu mbështetjen e plotë për këtë marrëveshje./Indeksonline/