UEFA e dënon Dejan Lovrenin, për ofendimet ndaj Sergio Ramos
Komiteti i Kontrollit, i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s kanë vendosur dënim me një ndeshje moslojë për mbrojtësin kroat, Dejan Lovren.
Ylli kroat pas ndeshjes me Spanjës ishte shfaqur në një video live ku kishte fyer Sergio Ramosin e Spanjës.
Poashtu, UEFA e ka dënuar përfaqësuesen kroate me 13 mijë euro gjobë për Federatën e Kroacisë për hedhje të gjësendeve dhe bllokim të shkallëve.
Dënim nga UEFA ka marrë edhe lojtari i Villarealit, Jaime Costa për ndëshkimin e tij ndaj Spartak Moskës në ndeshjen e 13 dhjetorit në Europa League./Indeksonline/