75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Stephen Curry vazhdon të shkruaj historinë, më i miri në këtë aspekt

Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry sezon pas sezoni po tregon se është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe në histori.

Curry është i njohur për saktësinë e tij në gjuajtjet për tre pikë, që është arma e tij më e fortë, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë ai luajti kundër Chicago Bulls, ku ekipi i tij fitoi. Në këtë ndeshje Curry arriti të tejkalonte Jason Terry duke u bërë lojtari i tretë në histori me më së shumti tre pikësha të shënuar.

Gjithsej playmakeri ka shënuar 2285 tre pikësha në karrierën e tij. I pari në listë është legjendari Ray Allen me 2973 treshe.

I dytë është Reggie Miller. Me këtë ecuri Stephen Curry së shpejti do të dal i pari në listë.

Curry po ashtu është lojtari aktiv me më së shumti tre pikësha të shënuara./Indeksonline/