Lushtaku pak para nisjes për në Hagë: Nuk e di në çfarë cilësie do të intervistohem
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku është nisur në mëngjesin e sotëm drejtë Hagës me ftesë të Gjykatës Speciale.
Para nisjes së tij ai është deklaruar për media ku ka thënë se ende nuk e din se në çfarë cilësie do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
“Nuk e di në çfarë cilësie do të intervistohem pres të dijë kur të shkojë me të 16. Të gjithë shokët e mijë më kanë telefonuar dhe më kanë kontaktuar”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve.
Përveç Lushtakut sot pritet të niset edhe Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi.