75 Mall Live Search
12:52 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Emocionuese, mbesa në prehërin e Sami Lushtakut, e përcjellë në aeroport

Ish- komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku para pak minuta ka udhëtuar drejt Hagës.

Ai është përcjellur nga familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, para para se të nisej drejt Hagës pas ftesës së Gjykatës Speciale.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi, që Lushtaku ka realizuar me familjarët e tij në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ajo e cila ngjallë më shumë emocione, në këtë paraqitje është padyshim mbesa e tij Tuana. Ajo i ka qëndruar gjyshit të saj në prehër deri në minutat e fundit, pak para fluturimit.

Vlen të përmendim faktin se Lushtaku nga Gjykata Speciale do të intervistohet më datën 16 janar. /Indeksonline/