Ish-Presidenti i Real Madridit: Kjo është arsyeja që u largua Zidane
Ish presidenti i Realit të Madridit, Ramon Calderon ka zbuluar arsyen pse Zinedine Zidane vendosi të largohet nga klubi.
Të gjithë ishin befasuar kur Zidane njoftoi largimin e tij në Maj të vitit të kaluar, 5 ditë pasi ai fitoi trofeun e tretë me rradhë të Ligës së Kampionve, shkruan Indeksonline.
Javë më vonë ishte superylli, Cristiano Ronaldo, ai i cili do të largohej nga klubi dhe ata kanë vuajtur deri më tani largimin e tij.

Calderon pohon se largimi i Zidane nga stoli i Realit të Madridit kishte të bënte pikërisht me vendimin për të shitur yllin portugez dhe mbajtjen e Gareth Bale.

“Zidane e bëri shumë të qartë kur ai vendosi të largohej. Ai insistonte ta mbanin Ronaldon dhe ta largonin Gareth Balen, kurse presidenti vendosi për të kundërtën. Zidane poashtu deshironte të nënshkruante me disa lojtarë të rinjë dhe të largonte disa por atij nuk iu plotësua dëshira, kështu që ai vendosi të largohej. Dhe ai kishte të drejtë” ka thënë Calderon./Indeksonline/