Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetët që votuat Specialen në 2015-ën?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është deklaruar për shkuarjen e Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës drejt Hagës.
Selimi ka parashtruar një pyetje për të gjithë 82 deputetët që në vitin 2015 votuan pro Gjykatës Speciale, transmeton Indeksonline.
“Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Speciale më 3 gusht 2015”, shkroi Selimi.

Postimi i plotë:
Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen më 3 gusht 2015?
p.s. Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë!