Driton Kuka me një propozim interesant për të motivuar sportistët
Kosova ka shumë talent sportiv por e kanë shumë të vështirë të vazhdojnë ëndrrën e tyre.
Ata duhet të vendosin të merren me sport apo të vazhdojnë studimet, shkruan Indeksonline.
Një propozim për zgjedhjen e kësaj çështje e ka bërë trajneri i suksesshëm kosovar, Driton Kuka.
Ai ka thënë se sportistët duhet të motivohen dhe t’iu bëhen kontrata të punës në institucionet shtetërore, si policia apo ushtria.
Ky është shkrimi i Kukës:
Franca,Gjermania,Italia,Austria,Sllovenia …
Shtete këto që ne në Kosovë shpesh i marrim si modele për mënyrën e jetës dhe funksionalitetin!
Të gjitha këto kanë krijuar sistem punësimi për Sportistët me medalje Elitare për grupmosha të reja të cilët përfundojnë shkollën e mesme!
Në këto 3-4 vitet e fundit kemi pas sportist të rinj që kanë fituar medalje nëpër Kampionate Evropiane e Botërore U18,U21 dhe U23 si dhe Erza medalje në Lojëra Olimpike për të rinj por …
Këta talent pas shkollës së mesme çfarë perspektive jetësore i pret !?
Perspektiv shumë e paqartë,të mbesin në sport,të vazhdojnë studimet të punësohen diku apo dy nga këto së bashku e këso dilema besoj që kemi në çdo sport e kjo më së shumti e godet sportin!
Si ti mbajmë në Sport,cilat Ministri japin Kontrata pune për Sportistët me medalje Elitare për të rinj.
Policia,Ushtria janë vendet ku në shtetet e lartëpërmendura jepin Kontrata Pune për Sportistët,deri sa janë aktiv e pastaj normalisht shkojnë në punë të rregullt si polic ose ushtar.
Kush përfiton nga kjo në radhë të parë Shteti ynë,pastaj Sporti por edhe Policia e Ushtria të cilat janë vende për Sportist të sporteve luftarake!
Ministria e Sportit dhe KOK kanë punuar shumë për kushte ndaj Sportistëve dhe trenerëve,koha që për Sportin të reflektohet edhe në mënyra tjera nga Ministria e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.
Prapë inciativa duhet të merret nga KOK e Ministria e Sportit e duke pa vullnetin e seriozitetin po besoj që kjo do përkrahej edhe nga një Kryeministër i fuqishëm që e kemi në krye të Qeverisë!
Ti motivojmë të rinjtë të merren me sport sa më shumë,sporti është edukimi më i mirë psikofizik!