Familja detyrohet të ulet në dysheme të aeroplanit, pasi zbuluan se vendet e tyre nuk ekzistonin
Një familje u detyrua të ulet në dysheme gjatë fluturimit dy orësh në Menorca pasi zbuluan se vendet e tyre nuk ekzistonin.
Familja Taylor erdhi herët në aeroportin Mahon për t’u ulur në vendet e tyre të ndara sipas biletës së aeroplanit.
Ata kishin vendet 41 D,E dhe F, por kur hipën në aeroplan TUI ata nuk gjeten vendet e tyre.

“Ne të gjithë shikuam njëri tjetrin dhe thamë s eku shkuan vendet tona? Pra, nuk kishte vende me ato numra.
Kur u njoftuan për problemin, anëtarët e ekuipazhit kontrolluan duke shpresuar për të gjetur problemin.
Kështu atyre iu propozua që gjatë ngritjes dhe uljes djali i tyre 10 vjeçar të ulej në një vend rezervë që ishte, ndërsa burrit dhe gruas iu ofrua vend tek ekuipazhi gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit, ndërsa gjatë udhëtimit atyre iu desh të ulen në dysheme të aeroplanit./Indeksonline/