15:16 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Nëse nuk shkarkohen të punësuarit e NISMA-s, studentët paralajmërojnë bojkot

Përfaqësues të studentëve të Universiteteve Publike kanë paralajmëruar bojkot të njësive akademike, nëse nuk shkarkohen të punësuarit e NISMA-s në baza partiake.Ata kanë thënë se ministri Bytyqi ka punësuar anëtarë të NISMA-s në Ministrinë e Arsimit dhe bordet drejtuese të universiteteve.

Këtë paralajmërim ata e kanë bërë gjatë konferencës për shtyp, ku njoftuan për protestën që do të mbajnë para MASHT-it më 16 janar.

Diar Statovci nga Grupi i Pavarur i Studentëve në UP ka thënë se nëse problemet e tyre nuk zgjidhet përmes protestave, do ta bojkotojnë mësimin.

Si arsye për protestë ata kanë përmendur edhe kushtet jo të mira në këto universitete, mungesën e bursës në UPZ, si dhe emërimin e rektorit të UPZ-së, procesin e të cilit e quajtën të jashtëligjshëm.

Ata kanë njoftuar se nuk do pranojnë asnjë takim me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi para mbajtjes së protestës së 16 janarit.