75 Mall Live Search
22:18 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Diçka po “zihet”, Morata në Madrid për të gjetur skuadrën e re

Sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata është i bindur se do të largohet nga Stamford Bridge.

26 vjeçari i është në kërkim të një rruge për tu larguar nga Londra pas 18 muajsh qëndrim ku ka shënuar 24 gola.

Gjatë fundjavës Morata ka qëndruar në kryeqytetin spanjoll dhe mediat e lidhin atë me një lëvizje drejtë Atleticos, shkruan Indeksonline.

Atletico Madrid do të jetë i gatshëm të ofrojë një rrugë për të shpëtuar, por ka disa pengesa që duhet të tejkalohen në mënyrë që të bëhet një marrëveshje.

Gil Marin, drejtori ekzekutiv i Atleticos, është një tifoz i Moratas dhe do të mirëpriste mundësinë për të hyrë në bisedime , ndërsa Diego Simeone do të ishte i lumtur të shtonte një performues tjetër të provuar në skuadrën e tij.

Por Atletico Madrid është në limitin e pagave dhe lëvizja e Moratas do të detyronte klubin të lironte hapësira për pagën e tij që aktualisht është 9 milionë euro. /IndeksOnline/