75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Hajni e bënë për spital gruan në Prishtinë, i merr çantën e krahut!

Një femër në  Prishtinë ka raportuar se derisa kishte qenë duke e pritur liftin në një objekt banesor, një person i dyshuar i panjohur e kishte goditur në abdomen dhe më pas ja kishte marr çantën e krahut në të cilën kishte pas para dhe dokumente personale.

Viktima  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pas lëndimeve të marra si pasojë e goditjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar./Indeksonline/