NISMA reagon ashpër ndaj lirimeve nga detyra të drejtorëve komunal në Deçan
Nisma Socialdemokrat, dega në Deçan ka reaguar ashpër ndaj fillimit të lirimeve nga detyra të drejtorëve të Drejtorive në Komunën e Deçanit.
Ata konsiderojnë se heqja e drejtorëve të cilët e kanë kryer me suksese punën e tyre, si Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Qazim Maloku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Faik Doda, është e pa pranueshme.
“Dështimet në premtimet e tija si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve. Po ashtu, Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, konsideron së këto lëvizje brenda strukturës drejtuese në Komunën e Deçanit, nuk janë asgjë tjetër vetëm dështim në qeverisje në Komunën e Deçanit” thuhet në komunikatë.
Nisma Socialdemokrat dega në Deçan konsideron se Kryetari Ramosaj, këto ndryshime është duke i bërë më qëllim të goditjes së rivalëve të tij politik që ka brenda subjektit të cilit ata i takojnë (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan)./Indeksonline/