TURPI që s’e pranoi asnjëherë SERBIA, masakrat dhe të vrarët në Kosovë!
Krimet dhe masakrat që kryen ushtarët serbë në Kosovë, nuk do të harrohen kurrë.
Ndonëse janë bërë 20 vite, që u krye masakra në Reçak, asnjë serb nuk ka marrë dënimin e merituar.
Jo rrallë herë në paraqitje të ndryshme, udhëheqësit e vendit ua përkujtojnë liderëve serbë për gjenocidin e bërë gjatë luftës së fundit.

Më 17 dhjetor të vitit që shkoi, presidenti i vendit Hashim Thaçi para anëtarëve të OKB-së, homologut të tij serb ia numëroi të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga agresori serb.
Ai ia ka bërë me dije Vuçiqit se i kanë vrarë 13 mijë e 500 civil, transmeton Indeksonline.

“Shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet e tyre ushtarake- policore kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare. Për 13 mijë e 500 civilë të vrarë asnjë i akuzuar, e lërë me i dënuar. 40% e të infrastrukturës në Kosovë e shkatërruar, i akuzuar Slobodan Millosheviqi por i padënuar”, pati thënë ai, transmeton Indeksonline.

Presidenti kosovar ka kujtuar faktin se në Kosove janë kryer 400 masakra, e për këtë nuk është asnjë i dënuar.

“400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lërë më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbicë 160 të vrarë të moshuar, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë, gra, pleqtë, fëmijë 64 të pagjetur. Në fshatin Mehë 360 civil të vrarë, asnjë i hetuar, as i akuzuar askush.” , vlerësoi Thaçi. /Indeksonline/