Futbollisti shqiptar pa bukë dhe pa pushime vetëm për tu rikthyer në formë
Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Shani Tarashaj ka filluar një dietë të mundimshme për tu rikthyer përsëri në formë.
Pasi u transferua në Everton në vitin 2016, 23 vjheçari kishte një seri lëndimesh që ia pauzuan suksesin duke u huazuar dy herë në Grasshoppers dhe një herë në Eintracht Frankfurt.
Por ai tanimë është i vendosur që të rikthehet fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit për ta ndihmuar skuadrën zvicerane.

Ai nuk ka shkuar për pushime dhe ka vendosur që të haj vetëm shëndetshëm që të humb peshë, shkruan Indeksonline.
“Kjo kërkon pak më shumë kohë. Kam shumë për të bërë”, ka thënë Tarashaj për Blick.
“Ushqim më të shëndetshëm dhe shumë ushtrime”, thotë ai.

“Sa pak dioksid karboni të jetë e mundur, vështirë se do të ha edhe makarona dhe pa bukë fare. Tani unë po ha oriz, pulë dhe shumë perime”.
Ai ka humbur tashmë katër kilogram gjatë Krishtlindjeve.
“Unë nuk kam shkuar në pushime dhe kam ushtruar gjatë Krishtlindjeve”, thotë Tarashaj.

Ai ka folur edhe për mundësinë e rikthimit në Premierligë.
“Për fat të mirë, kisha njerëz rreth meje që më njihnin mirë. Isha në duart të sigurta”.
Prej tani, ai vetëm shikon përpara. Por jo shumë larg.
“Do të bëj gjithçka në trajnim, me shpresë në Turqi do të luaj dhe pastaj në gjysmën e dytë me Grasshoppers. Nuk mendoj përtej fundit të sezonit që është ende larg “, ka përfunduar 23 vjeçari.
Tarashaj u transferua në Everton në vitin 2016 por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e Premierligës. /IndeksOnline/
