75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Arsenalit i largohet njëri nga shefat e skuadrës!

Nuk ka qetësi te Arsenali. Pas rezultateve zhgënjyese javëve të fundit dhe dështimit në transfere, nga skuadra tani ka dhënë dorëheqje shefi i skautëve, Sven Mislintat.

Sven Mislintat u punësua nga Arsenali në nëntor të vitit 2017, por që asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me situatën në klub. Mislintat kishte ardhur me kërkesë të Arsene Wenger, ndërsa largimi i francezit ka bërë që shefi i skautëve mos të jetë i kënaqur me bashkëpunimin me Emery.

Së fundi Mislintat kishte synuar të bëhej drejtor teknik i skuadrës, kërkesë e cila nuk i është plotësuar. Brazilini Edu, ish futbollist i Arsenalit është favorit për të zënë këtë pozicion./Indeksonline/