75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Shaqa i bën “kahre” në stërvitje, dikush u turpërua nga ai

Xherdan Shaqiri po “dhezë” edhe në stërvitje. Ylli kosovar i Liverpoolit është mjaft i dashur nga bashkëlojtarët dhe po e shijon në maksimum atmosferën te Reds.

Por, Shaqa i vogël nganjëherë di të ketë edhe sherrin e madh. Në stërvitjen e fundit të Liverpoolit, Shaqiri e ka turpëruar njërin nga bashkëlojtarët e tij.

Me një goditje tinzare, “Xhuxhi” magjik ia ka futur topin ndërmjet këmbëve bashkëlojtarit duke bërë që të gjithë të qeshin me këtë veprim.

Momentin mund ta shikoni tek sekonda e 50 në videon e mëposhtëme./Indeksonline/