Barça po e pret Labin
Sulmuesi kosovar, Labinot Kabashi i cili do të mbush 19 vite më 28 shkurt, ka nisur të stërvitet i vetëm te skuadra Juvenil A.
Kabashi është në fazën e fundit të rikuperimit pas një tjetër lëndimi të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë në muajin mars të vitit të kaluar – një tjetër lëndim tjetër në kohë të papërshtatshme që pengoi progresin e njërit nga sulmuesit më kualitativ dhe të talentuar të kampit stërvitës të Barcelonës Joan Gamper, transmeton portali IndeksOnline.
Në klub, ata nuk dëshirojnë të rrezikojnë me Labinotin dhe nuk duan ta fusin në fushë deri në momentin kur kosovari të jetë 100 për qind i gatshëm.

Labinoti është një sulmues me shumë potencial dhe pavarësisht historisë së tij me lëndime në gjurin e majtë, klubi ende beson se ata mund të ri-fillojnë karrierën e tij.
Sezonin e kaluar, kur ai ende nuk kishte nisur të luaj në Juvenil A, pësoi një lëndim – të dytin në gju, duke mbetur sërish jashtë fushe. I pari erdhi në vitin 2016, një kohë të shkurtër para se kosovari të ftohej nga skuadra kryesore pavarësisht se ishte vetëm 16 vjeç.
Labinot Kabashi kishte punuar gjatë këtyre tre muajve një plan të veçantë për të përforcuar muskulaturën e gjurit të tij dhe shpreson të jetë 100 për qind i gatshëm para se të mbush 19 vjeç.
Së shpejti, brenda tri javëve, sulmuesi pritet të testohet në një miqësore që do të jetë një test vendimtar për të njohur direkt sensacionin e tyre./IndeksOnline/