75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

S’respekton arrestin shtëpiak, arratiset nga shtëpia personi që sulmoi Ziadin Selën

I dënuari me 13 vjet burg për sulmin ndaj kreut të ASH-së Ziadin Sela, Nikolla Vojminovski nuk është gjetur në shtëpi, pas kontrollit rutinor të policisë.

Ndonëse i dënuar me dënim të shkallës së parë, atij iu shqiptuar arresti shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit.

Ndryshe, lidhur me këtë lëndë vendos Gjykata e apelit pas ankesave të të akuzuarve.

Gjykata Penale sot as nuk e demantoi, e as nuk e konfirmoi informacionin se i dënuari Vojminovski është arratisur. Shprehen se janë duke e shqyrtuar rastin dhe më pas do të dalin me prononcim zyrtar.